E mërkurë, 4 Nëntor 2026
54°F Detroit
Senati50 vende për shumicën
46
Demokratë
36
Republikanë
Demokratët në rrugë drejt shumicës • 18 vende ende pa fitues të shpallur
Dhoma e Përfaqësuesve218 vende për shumicën
116
Demokratë
66
Republikanë
Demokratët parashikohen fitues të Dhomës (CNN, Decision Desk HQ) • 253 vende ende pa fitues të shpallur
Rezultate jozyrtare, sipas projeksioneve të mediave • Përditësuar: 3 nëntor 2026, ora 22:31 (Detroit) • Të dhënat: The New York Times, CNN, Decision Desk HQ
Ballina›Lajme nga Shqiperia›“Pseudo gazetar që nxin ekonominë”, biznesmeni Luca reagon ndaj Erebarës pas sulmit me komente negative

“Pseudo gazetar që nxin ekonominë”, biznesmeni Luca reagon ndaj Erebarës pas sulmit me komente negative

Biznesmeni i njohur Gjergj Luca ka reaguar ashpër ndaj gazetarit Gjergj Erebara, i cili në mënyrë kamikaze, po bën thirrje për vendosjen e komenteve negative ndaj bizneseve të tij dhe shumë të tjerëve.

Luca, i cili është prekur nga kjo nismë, e cilëson atë një përpjekje për të dëmtuar biznesin dhe, përmes një videomesazhi, thekson se pavarësisht këtyre veprimeve, restorantet e tij vijojnë të jenë të frekuentuara dhe të mbushura me turistë.

Ai shprehet se përpjekjet për të dëmtuar imazhin e bizneseve të tij nuk do të kenë sukses, duke theksuar se “suksesin e Rozafës nuk e ndalni dot”.

“Në këtë video janë dy Gjergjër. Ai lart nxin punën tonë, ky poshtë zbardh punën dhe ekonominë. Ai lart është një pseudo gazetar që po diskretitohet publikisht dhe urgjentisht tu kërkojë falje mijëra punëtorëve që donte tu nxinte punën e tyre të ndershme…”, shprehet Luca.

Në video ndiqni reagimin e tij te plote.

Lini një koment