Monday, 13 July 2026
54°F Detroit
BallinaPremier LeagueFitoi gjithçka me Manchester City, mbrojtësi i thotë lamtumirë klubit anglez pas 6 sezonesh

Fitoi gjithçka me Manchester City, mbrojtësi i thotë lamtumirë klubit anglez pas 6 sezonesh

Fenerbahce ka përfunduar nënshkrimin e mbrojtësit Nathan Ake nga Manchester City në një marrëveshje prej 10 milionë eurosh. Lojtari kishte edhe një vit të mbetur në kontratën e tij me “citizens”.

Mësohet se klubi turk do të paguajë fillimisht 8.5 milionë euro për holandezin dhe 1.5 milionë euro janë bonuse. 31-vjeçari erdhi në verën e vitit 2020 për 45 milionë euro nga Bournemouth.

Ake bashkohet me Fenerbahce pas një periudhe gjashtëvjeçare në stadiumin “Etihad”, gjatë së cilës fitoi katër tituj të Premier League, Champions League, dy FA Cup dhe dy Kupa Carabao.

Megjithatë, sezonin e fundit ai luftoi për të patur më shumë minuta loje në formacionin titullar të ekipit të Pep Guardiola, me vetëm gjashtë nga 18 paraqitjet e tij në Premier League që erdhën nga minuta e parë.

Lini një koment