Monday, 13 July 2026
54°F Detroit
BallinaLa LigaLaporta konfirmon marrëveshjen për Adeyemi: E kemi ndjekur prej kohësh, jemi shumë të lumtur

Laporta konfirmon marrëveshjen për Adeyemi: E kemi ndjekur prej kohësh, jemi shumë të lumtur

Mungon vetëm zyrtarizimi, por kalimi i Karim Adeyemi nga Borussia Dortmund te Barcelona duket tashmë i mbyllur. Konfirmimin e dha edhe presidenti Joan Laporta, i cili nuk e fshehu entuziazmin për afrimin e sulmuesit gjerman.

Borussia Dortmund dhe Barcelona kanë arritur një marrëveshje paraprake për transferimin e 24-vjeçarit. Të dielën, Adeyemi mungoi në grumbullimin e parë sezonal të klubit gjerman, i cili bëri të ditur se lojtari ishte lejuar për shkak të negociatave me klube të tjera.

“Jemi shumë të lumtur për Adeyemi. E kemi ndjekur prej kohësh. Është një lojtar i shpejtë, i rrezikshëm dhe Deco e ka menaxhuar shumë mirë këtë operacion. Lajmi erdhi në momentin e duhur”, – deklaroi Laporta për mediat spanjolle.

Kështu, Adeyemi mbyll aventurën te Borussia Dortmund, ku luante që nga viti 2022, pavarësisht kontratës deri më 30 qershor 2027. Në Barcelonë do ta presë Hansi Flick, trajneri që e grumbulloi për herë të parë me kombëtaren e Gjermanisë në shtator 2021, kur shënoi në fitoren 6-0 ndaj Armenisë.

Lini një koment