E martë, 3 Nëntor 2026
54°F Detroit
Ballina›Bota›Tërmet 6.4 ballë godet Papua Guinenë e Re

Tërmet 6.4 ballë godet Papua Guinenë e Re

Një tërmet me magnitudë 6.4 ballë të shkallës Rihter goditi të hënën Papua Guinenë e Re, sipas Shërbimit Gjeologjik të Shteteve të Bashkuara (USGS).

Sipas USGS-së, lëkundja sizmike u regjistrua rreth 191 kilometra në juglindje të qytetit Lorengau, në provincën Manus, në orën 08:53 GMT.

Deri më tani nuk ka raportime për viktima apo dëme materiale, ndërsa autoritetet vijojnë të monitorojnë situatën.

Lini një koment