Wednesday, 19 August 2026
54°F Detroit
BallinaLajme nga ShqiperiaGuvernatori Sejko takon Përfaqësuesin e ri Rezident të BERZH-it në Shqipëri, Hannes Takacs

Guvernatori Sejko takon Përfaqësuesin e ri Rezident të BERZH-it në Shqipëri, Hannes Takacs

Këtë të hënë Guvernatori i Bankës së Shqipërisë, Gent Sejko, priti në një takim zyrtar delegacionin e Bankës Evropiane për Rindërtim dhe Zhvillim (BERZH), të kryesuar nga Hannes Takacs, Përfaqësuesi i ri Rezident i BERZH-it në Shqipëri, i shoqëruar nga Ekaterina Solovova, si dhe përfaqësues të tjerë të të dy institucioneve.

Sipas raportimeve, në fillim të takimit Guvernatori Sejko i njohu përfaqësuesit e BERZH-it me zhvillimet më të fundit ekonomike dhe financiare në vend. Ai u shpreh se, sipas parashikimeve të Bankës së Shqipërisë, ekonomia shqiptare pritet të vijojë të rritet me ritme solide edhe gjatë periudhës në vijim.

Guvernatori theksoi se politika monetare e kujdesshme dhe konsistente e ndjekur nga Banka e Shqipërisë ka dhënë një kontribut të rëndësishëm në ruajtjen e stabilitetit makroekonomik, duke krijuar kushte financiare të favorshme për zhvillimin e qëndrueshëm të ekonomisë.

Lini një koment