E martë, 3 Nëntor 2026
54°F Detroit
Ballina›Lajme nga Shqiperia›Plagosje me thikë në Fushë-Krujë, 22-vjeçari dërgohet në Spitalin e Traumës

Plagosje me thikë në Fushë-Krujë, 22-vjeçari dërgohet në Spitalin e Traumës

Një plagosje me thikë është regjistruar mbrëmjen e kësaj të hënë në Fushë-Krujë. Një 22-vjeçar është plagosur me thikë pas një konflikti banal i cili përfundoi me përdorimin e armës se ftohtë.

I riu është plagosur nga një banor i zonës i cili sipas informacioneve ende nuk është arrestuar nga policia.

Menjëherë pas ngjarjes 22-vjeçari i plagosur është transportuar të spitali i Traumës për ndihmë mjekësore, ndërsa policia ndodhet në vendin e ngjarjes dhe ka nisur hetimet për zbardhjen e plotë të rrethanave.

Lini një koment