Wednesday, 19 August 2026
54°F Detroit
BallinaLajme nga ShqiperiaMarta Kos: Shqipëria do të mbyllë tre kapitujt e parë të negociatave me BE-në (VIDEO)

Marta Kos: Shqipëria do të mbyllë tre kapitujt e parë të negociatave me BE-në (VIDEO)

Komisionerja për Zgjerimin e Bashkimit Europian, Marta Kos, e cilësoi 14 korrikun si një “Super të Martë” për procesin e zgjerimit të BE-së, duke theksuar se, për herë të parë në më shumë se dy dekada, po zhvillohen katër konferenca ndërqeveritare të anëtarësimit brenda së njëjtës ditë.

Përmes një video-mesazhi të publikuar në rrjetin social X, Kos vlerësoi përparimin e vendeve kandidate, duke bërë të ditur se Shqipëria do të shënojë një tjetër hap të rëndësishëm në rrugën drejt anëtarësimit, me mbylljen e tre kapitujve të negociatave.

“Sot është një ‘Super e Martë’ për zgjerimin e BE-së. Për herë të parë në më shumë se dy dekada, po mbajmë katër konferenca të anëtarësimit në të njëjtën ditë. Katër vendet që janë në krye të procesit- Ukraina, Moldavia, Shqipëria dhe Mali i Zi- po hedhin të gjitha hapa të rëndësishëm përpara.

Shqipëria do të mbyllë kapitujt e saj të parë, ndërsa Mali i Zi ndodhet në fazën përfundimtare të negociatave formale, pasi ka mbyllur 18 nga 33 kapitujt. Tani, ky momentum i krijuar sot duhet të shndërrohet në rezultate konkrete në terren”, shkruan Kos.

Today is a Super Tuesday for EU enlargement.For the first time in over 2 decades, we are holding four accession conferences on the same day.Our four front runners Ukraine, Moldova, Albania and Montenegro are all taking major steps forward.With Ukraine and Moldova, we are… pic.twitter.com/piUZLMuCYc

Lini një koment