Tuesday, 18 August 2026
54°F Detroit
BallinaLajme nga ShqiperiaFesta Kombëtare e Francës, kryeministri Rama i ftuar i Macron, Europa mblidhet në Champs-Élysées

Festa Kombëtare e Francës, kryeministri Rama i ftuar i Macron, Europa mblidhet në Champs-Élysées

Radio Televizioni Shqiptar ka sjellë sot drejtpërdrejt ceremoninë festive dhe paradën e shteteve në kuadër të 14 Korrikut, Festës Kombëtare të Francës.

I pranishëm në ceremoninë zyrtare ishte edhe Kryeministri Edi Rama, i cili mori pjesë me ftesë të presidentit Emmanuel Macron. Ai ka qëndruar pranë Presidentit Macron së bashku me bashkëshorten Linda Rama, teksa në Champs-Élysées ishin të pranishëm të gjithë liderët europianë.

Ditën e djeshme, kryeministri Rama mori pjesë në punimet e samitit të Koalicionit të Vullnetarëve për Ukrainën (Coalition of the Willing) në Paris, me ftesë të presidentit të Republikës Franceze, Emmanuel Macron.

Takimi mblodhi në Paris krerë shtetesh dhe qeverish, së bashku me presidentin e Ukrainës, Volodymyr Zelenskyy, dhe sekretarin e përgjithshëm të NATO-s, Mark Rutte, për të diskutuar koordinimin e mbështetjes ndërkombëtare për Ukrainën.

Lini një koment