Tuesday, 5 May 2026
54°F Detroit
BallinaAmerikaTrump: Iranit i është duke i mbaruar koha në negociata

Trump: Iranit i është duke i mbaruar koha në negociata

Presidenti i Shteteve të Bashkuara, Donald Trump, ka deklaruar se nuk ndjen presion në negociatat me Iranin, duke theksuar se ai ka kohë të mjaftueshme, por Teheranit po i mbaron koha. Në një postim në Truth Social, Trump shkroi: “Kam gjithë kohën e botës, por jo Irani. Ora po troket”.

Ai shtoi se një marrëveshje do të arrihet vetëm kur ajo të jetë e përshtatshme dhe e dobishme për Shtetet e Bashkuara, aleatët dhe pjesën tjetër të botës. Deklarata e tij vjen në kohën kur ka spekulime lidhur me presionin në Uashington për të arritur një marrëveshje të shpejtë me Iranin, për të shmangur kostot në rritje. Trump mohon ndonjë lloj presioni, duke theksuar se është “ndoshta personi më pak i presionuar që ka qenë ndonjëherë në këtë pozicion”.

Më parë, Trump e përshkroi situatën në Iran si një përçarje të brendshme që ka penguar vendin të përgjigjet ndaj propozimit të fundit për një marrëveshje armëpushimi mes dy vendeve. Ai shkroi: “Irani e ka shumë të vështirë të kuptojë kush është udhëheqësi i tyre! Ata thjesht nuk e dinë!”

Udhëheqësi i ri suprem i Iranit, Mojtaba Khamenei, nuk është parë publikisht që nga emërimi, ndërsa ka raporte se ai është plagosur rëndë në sulmin që vrau babanë e tij. Megjithatë, Korpusi i Gardës Revolucionare Islamike (IRGC) po merr vendime të rëndësishme në Teheran, ndërsa kryetari i parlamentit Mohammad Bagher Ghalibaf dhe ministri i Jashtëm Abbas Araghchi, që janë përgjegjës për negociatat me SHBA-në, shfaqen më të gatshëm për një marrëveshje.

Lini një koment