Tuesday, 18 August 2026
54°F Detroit
BallinaLajme nga ShqiperiaE dënuar për trafik droge, Erisa Fero përfiton nga amnistia penale. Lirohet nga burgu i grave në Pojskë

E dënuar për trafik droge, Erisa Fero përfiton nga amnistia penale. Lirohet nga burgu i grave në Pojskë

Erisa Fero ka fituar sot lirinë nga burgu i grave në Pojskë, pasi përfitoi nga amnistia penale. Ajo u arrestua në dhjetor të vitit 2022, pasi në automjetin që drejtonte në aksin Pogradec-Qafë Thanë u gjetën 58 kilogramë lëndë narkotike kanabis, që sipas hetimeve do të trafikohej drejt Maqedonisë së Veriut.

Çështja mori jehonë të madhe publike për shkak të funksionit që Fero mbante në administratën shtetërore. Pas arrestimit, AKSHI njoftoi largimin e saj nga detyra, ndërsa sot ajo ka rifituar lirinë si përfituese e amnistisë penale, pas vuajtjes së një pjese të dënimit.

Lini një koment