Vinicius Junior mban ende pezull rinovimin me Realin, 5 klube të mëdha janë gati të ndërhyjnë në merkato për transferimin historik
Vinicius Junior dhe Real Madrid ende nuk e kanë zgjidhur çështjen e rinovimit. Edhe pse është përfolur prej kohësh, palët si duket ende nuk e kanë gjetur gjuhën e përbashkët.
Në këtë situatë, janë të paktën pesë klube të tjera të mëdha që janë gati të ndërhyjnë dhe të realizojnë një nga transferimet më të mëdha në historinë e tyre. TEAMtalk zbulon se bëhet fjalë ëpr 5 gjigantët e Premier League, Arsenal, Chelsea, Manchester City, Manchester United dhe Liverpool që janë të gatshme të transferojnë anësorin brazilian, pasi i kanë të gjitha mundësitë financiare.
Kontrata e Vinicius Junior me Real Madridin skadon në qershor të vitit 2027. Në rast se palët nuk gjejnë gjuhën e përbashkët, nuk përjashtohet shitja e sulmuesit gjatë kësaj vere. Pretendimet e Real Madridit janë për një shifër mbi 150 milionë euro, nëse nuk gjen gjuhën e përbashkët për rinovimin.