Tuesday, 18 August 2026
54°F Detroit
BallinaLajme nga ShqiperiaDyshime për abuzim me fondet, ndalohen drejtoresha e filialit të Postës në Durrës dhe dy punonjëse të tjera

Dyshime për abuzim me fondet, ndalohen drejtoresha e filialit të Postës në Durrës dhe dy punonjëse të tjera

Është ndaluar drejtoresha e filialit te Postës së Durrësit Elisabeta Mataj, shefja e financës Valbona Hoti Duni dhe arkëtarja Paola Dana.

Pas kallëzimit penal të Postës, prokurori Frëngu ka nisur menjëherë veprimet procedurale dhe ka kërkuar mbështetjen e Drejtorisë së Përgjithshme të Policisë së shtetit ku 3 punonjëset e akuzuara nga Posta Shqiptare për shkelje detyre dhe abuzim në vlera monetare janë ballafaquar.

Ngjarja vjen pasi një ditë më parë Elisabeta Mataj u kallëzua në Prokurori pas një kontrolli të zhvilluar në filial, ku u konstatuan parregullsi në administrimin e fondeve.

Drejtoresha e filialit të Postës Shqiptare në Durrës u akuzua për një abuzim financiar me vlerë rreth 700 mijë euro.

Në një reagim zyrtar pas ngjarjes, Posta Shqiptare njoftoi se gjatë verifikimeve janë evidentuar parregullsi dhe shkelje në administrimin e fondeve që lidhen me shërbimet e pagesave. Institucioni thekson se këto fonde nuk kanë lidhje me fondet e pensioneve apo me pagesat e pensionistëve.

Prokurori ka vendosur ndalimin e te trejave ndërsa hetimet vazhdojnë.

Lini një koment