Tuesday, 18 August 2026
54°F Detroit
BallinaLajme nga ShqiperiaNjë i paraburgosur mbërrin pa shenja jete në spitalin e Vlorës

Një i paraburgosur mbërrin pa shenja jete në spitalin e Vlorës

Një i paraburgosur në Institucionin e Paraburgimit të Vlorës ka mbërritur pa shenja jete në spital.

Sipas informacioneve paraprake, ai është ndjerë keq brenda ambienteve të paraburgimit. Menjëherë është transportuar me urgjencë drejt Spitalit Rajonal të Vlorës, por ka mbërritur pa shenja jete.

Rrethanat e ngjarjes dhe shkaku i vdekjes mbeten ende të paqarta, ndërsa pritet një njoftim zyrtar nga autoritetet për më shumë detaje.

Lini një koment