Tuesday, 18 August 2026
54°F Detroit
BallinaLajme nga ShqiperiaKonferenca e Kryetarëve dërgon në Kuvend kërkesën për zgjatjen e afatit të Komisionit të Reformës Zgjedhore

Konferenca e Kryetarëve dërgon në Kuvend kërkesën për zgjatjen e afatit të Komisionit të Reformës Zgjedhore

Konferenca e Kryetarëve ka miratuar këtë të enjte, 16 korrik, dërgimin në Kuvend të kërkesës për zgjatjen e afatit të veprimtarisë së Komisionit të Posaçëm Parlamentar për Realizimin e Reformës Zgjedhore.

Pas diskutimeve, Konferenca e Kryetarëve arriti mirëkuptim për këtë çështje dhe vendosi që kërkesa t’i kalojë për votim seancës plenare të Kuvendit.

Gjatë mbledhjes u morën gjithashtu vendime edhe për axhendën e punimeve parlamentare në ditët në vijim.

Konferenca vendosi që më 20 korrik 2026 të zhvillohet një seancë plenare, në të cilën do të raportojnë institucionet kushtetuese në përmbushje të detyrimeve të tyre ndaj Kuvendit.

Po ashtu, u vendos që në një nga seancat e mbetura të këtij sesioni parlamentar të paraqitet edhe raporti mbi punën e Komisionit të Posaçëm për Reformën Administrativo-Territoriale, duke informuar deputetët mbi ecurinë dhe rezultatet e deritanishme të këtij procesi.

Lini një koment