Shkëlqeu edhe në Botëror, Ruben Amorim piketon mbrojtësin që i mungon te Milan
Noussair Mazraoui është mbrojtësi që ka kërkuar Ruben Amorim për te Milani i tij. Nicolo Schira zbulon se klubi kuqezi ka nisur kontaktet fillestare me agjentin e mbrojtësit maroken.
Amorim e njeh Mazraoui-n që nga koha kur drejtonte Manchester United. 28-vjeçari i cili bëri një perfomancë shumë të mirë edhe në Botëror me Marokun, është në kontratë me “Djajtë e Kuq” deri në vitin 2028.
Vlera në treg e marokenit është 18 milionë euro, por sipas informacioneve të para Manchester United do të kërkojë një shifër 25-30 milionë euro për të lënë qendërmbrojtësin maroken.