E ndjek edhe Inter, por ylli i Argjentinës preferon transferimin te Barcelona
Pavarësisht se është nën kontratë deri në vitin 2029, Cuti Romero duket se ka vendosur të largohet që këtë verë nga Tottenham. Argjentinasi është në kërkim të një sfide të re dhe interesi për të nuk mungon.
Deri tani ka pasur interes konkret nga ana e Interit, që së fundmi ka pyetur Tottenham për Djed Spence, por edhe për qendërmbrojtësin argjentinas. Pengesa kryesore për zikaltrit është çmimi 50 milionë që Tottenham do të kërkojë për të lënë të lirë Romeron.
Në anën tjetër, Sport zbulon se vetë qendërmbrojtësi argjentinas preferon transferimin te Barcelona. Duke qenë se katalanasit janë në kërkim të një qendërmbrojtësi të ri, Romero mund të jetë profili i duhur për trajnerin Hansi Flick.
Për momentin, Barcelona është e fokusuar e gjitha te transferimi i mundshëm i Julian Alvarez, por kjo nuk e përjashton aspak mundësinë që klubi katalanas të nisë negociatat me Tottenham për nënshkrimin me Cuti Romeron.