Thursday, 16 July 2026
54°F Detroit
BallinaPremier LeagueBarcelona nuk pranoi blerjen përfundimtare, tek United nuk ka vend. Një propozim surprizë për Rashford

Barcelona nuk pranoi blerjen përfundimtare, tek United nuk ka vend. Një propozim surprizë për Rashford

Pavarësisht se në sezonin e fundit ku ishte i huazuar te Barcelona, Marcus Rashford tregoi një formë shumë të mirë, duke kontribuar me 14 gola dhe 14 asiste, në fund katalanasit vendosën të mos ushtronin të drejtën e blerjes së kartonit të tij, për shifrën 30 milionë euro.

Sulmuesi do të rikthehet përkohësisht te Manchester United, pas përfundimit të Botërorit, por jo për të qëndruar gjatë. Drejtuesit e “Djajve të Kuq” janë të bindur për shitjen përfundimtare të sulmuesit.

Ndërkohë, Fanatik zbulon se Rashford është objektivi numër një i Fenerbahce për të forcuar sulmin për sezonin e ri. Klubi turk ka shprehur gatishmërinë e plotë për të nisur negociatat zyrtare me Manchester United dhe përfaqësuesit e sulmuesit.

Pas transferimit të Mason Greenëood, Fenerbahce synon të bëjë edhe goditjen tjetër të madhe në sulm, që është Rashford. Klubi nga Stambolli është i gatshëm të paguajë shifrën 30 milionë euro të vendosur si kusht nga Manchester United. Një pengesë për t’u zgjidhur është rroga e majme që pretendon sulmuesi, gjë që ka stepur shumë ekipe të tjera për të tentuar transferimin e tij.

Lini një koment