Conference League: Elbasani ngec nga “ruleta ruse”, Shkëndija dhe Ballkani i bashkohen Dinamos dhe Dritës
Elbasani nuk shkon dot më shumë se raundi i parë në Conference League. Verdheblutë kanë barazuar pa gola ndaj Bate Borisov, duke qenë se ndeshja e parë kishte përfunduar në barazim 1-1, ekipet iu drejtuan pikës së bardhë të penalltisë, aty ku vendasit fituan 5-4.
Ballkani ka bërë detyrën në shtëpi duke mundur 3-2 në ndeshjen e kthimit uellsianët e Connahs Q. Ndeshja e parë në Uells ishte mbyllur 0-0. Në turin e dytë, Ballkani do të përballet me irlandezët e Bohemians.
Shkëndija ka fituar me rezultatin minimal 1-0 ndaj Europa FC, pasi kishte fituar 0-5 në transfertë. Në turin e dytë, kuqezinjtë e Tetovës do të përballen me kazakët e Kairat Almaty.
Në turin tjetër të Conference League, do të luajnë edhe Dinamo me Dritën. Dinamo do të përballet me sllovenët e Aluminji, ndërsa Drita me irlandezët e Shamrock Rovers.