Tuesday, 18 August 2026
54°F Detroit
BallinaLajme nga ShqiperiaDita e 47-të, qytetarët njoftojnë protestë para Parlamentit më 23 korrik. Nisin marshimin në rrugët e Tiranës

Dita e 47-të, qytetarët njoftojnë protestë para Parlamentit më 23 korrik. Nisin marshimin në rrugët e Tiranës

Protesta e aktivistëve dhe qytetarëve në Tiranë ka hyrë në ditën e saj të 47-të. Pas qëndrimit para Kryeministrisë, ka nisur marshimi në rrugët e Tiranës.

Si çdo pasdite, ata e nisën protestën rreth orës 19:00, teksa u mblodhën fillimisht në sheshin “Skënderbej” ku vijuan me thirrjet e tyre ‘Rama jepe dorëheqjen’ dhe ‘Rama në burg, Berisha në burg’.

Më pas, turma e protestuesve u nis drejt Bulevardit ‘Dëshmorët e Kombit’ duke u ndalur para godinës së Kryeministrisë.

Ata mbajtën fjalime nga pjesëmarrës të ndryshëm, ndërsa më pas protestuesit nisën marshimin e tyre të përnatshëm në rrugët e Tiranës. Protestuesit kanë njoftuar se më 23 korrik në orën 08:30 do të mblidhen në sheshin “Skënderbej” për të marshuar në drejtim të Parlamentit.

Kërkesa kryesore e kësaj lëvizjeje mbetet dorëheqja e Kryeministrit Edi Rama dhe e qeverisë aktuale, të cilën protestuesit e konsiderojnë si qëllimin kryesor të kësaj proteste të vazhdueshme

Lini një koment