Iraola: Duhet të gjejmë zgjidhje për largimet dhe lëndimet, kemi nevojë për më shumë lojtarë
Trajneri i Liverpool, Andoni Iraola, pas ditëve të para të fazës përgatitore te “reds”, ka folur për situatën e lojtarëve të dëmtuar. Janë disa emra që kanë dëmtime afatgjata, që mund të detyrojnë klubin të ndërhyjë në merkato.
“Duhet ta pranojmë situatën e vështirë tani. Shumë lojtarë të nivelit të lartë po largohen, lojtarë shumë të rëndësishëm. Gjithashtu, disa nga lojtarët shumë të rëndësishëm janë të lënduar”, tha Iraola.
“Hugo Ekitike, Conor Bradley dhe Geovanni Leoni kanë lëndime të gjata. Sa i përket përmirësimit të ekipit, duhet të marrim në konsideratë zëvendësimin e lojtarëve të rëndësishëm që po bënin numra të rëndësishëm dhe lojtarëve që do të mungojnë kohë”, shtoi spanjolli.
Më tej, Iraola tha: “Të tre lojtarët, i dua. Janë zgjidhje afatgjata, por duhet të përpiqemi të gjejmë zgjidhje. Unë, si trajner, në mënyrë egoiste, duam që lojtarët të jenë këtu që nga dita e parë për t’u stërvitur që nga parasezonet. Por e dimë që futbolli nuk funksionon kështu”.
“Klubi po punon shumë për të siguruar këto transferime. Ne kemi nënshkruar tashmë dy lojtarë, por na duhen më shumë lojtarë. E dimë këtë. Klubi po punon për këtë”, tha Iraola.