Friday, 17 July 2026
54°F Detroit
BallinaShqiperia“Punimet drejt përfundimit, hapësirë e re për turistët”, Rama publikon pamjet e shëtitores së re në Ksamil

“Punimet drejt përfundimit, hapësirë e re për turistët”, Rama publikon pamjet e shëtitores së re në Ksamil

Punimet për shëtitoren e re të Ksamilit janë drejt përfundimit. Kështu është shprehur kryeministri Edi Rama në një postim në rrjetet sociale.

Kreu i qeverisë shprehet gjithashtu se kjo është një tjetër hapësirë publike për çdo vizitor që zgjedh këtë perlë të Shqipërisë

“Drejt përfundimit Shëtitorja e re e Ksamilit! Një tjetër hapësirë publike e shumëpritur dhe cilësore për çdo vizitor që zgjedh këtë perlë të Shqipërisë”, shkroi Rama.

Ksamili gjatë viteve të fundit është shndërruar nga një qytezë e vogël bregdetare, në një nga destinacionet turistike më të njohura jo vetëm në Shqipëri, por në të gjithë botën.

Ujërat e kristalta, ishujt karakteristikë, afërsia me Parkun Kombëtar të Butrintit dhe pozicioni strategjik pranë Sarandës dhe Korfuzit kanë bërë që Ksamili të jetë një nga vendet më të promovuara në tregjet ndërkombëtare të turizmit.

Lini një koment