Friday, 17 July 2026
54°F Detroit
BallinaBotaFOKUS – Irani godet rëndë infrastrukturën energjetike të Kuvajtit

FOKUS – Irani godet rëndë infrastrukturën energjetike të Kuvajtit

KAJRO, 17 korrik /ATSH-DPA/ – Një sulm i dyshuar iranian ndaj infrastrukturës energjetike të Kuvajtit shkaktoi dëme të mëdha, sipas autoriteteve kuvajtiane.

”Një uzinë prodhimi energjie dhe shkripëzimi uji deti u godit”, tha sot Ministria e Energjisë Elektrike, Ujit dhe Energjisë së Rinovueshme e shtetit të Gjirit.

Një numër i madh njësish prodhimi energjie u dëmtuan.

Një zjarr që shpërtheu në objekt u vu shpejt nën kontroll.

Banorëve të Kuvajtit iu bë thirrje të ulnin konsumin e energjisë elektrike.

”Ekipet teknike po punonin pa ndërprerje për të ruajtur stabilitetin e rrjetit elektrik”, tha ministria në një deklaratë.

Korpusi i Gardës Revolucionare Islamike të Iranit (IRGC) konfirmoi kryerjen e sulmeve ndaj Kuvajtit.

Megjithatë, sipas IRGC-së, objektivat ishin lëshues raketash të lëvizshëm, raketa dhe vende të përdorura nga forcat amerikane në Kuvajt.

Ministria e Jashtme e Kuvajtit e dënoi incidentin si shkelje të sovranitetit të vendit.

Ministria tha se sulmet e vazhdueshme iraniane ndaj Kuvajtit përfaqësonin një përshkallëzim të rrezikshëm./  a.jor.

Lini një koment