Friday, 17 July 2026
54°F Detroit
BallinaShqiperiaDy të maskuar i zënë pritë në Sarandë, plagoset rëndë Thimjo Rubati, detajet e para

Dy të maskuar i zënë pritë në Sarandë, plagoset rëndë Thimjo Rubati, detajet e para

Një atentat me armë zjarri ka ndodhur mbrëmjen e së shtunës në lagjen nr. 4 të Sarandës, ku ka mbetur i plagosur rëndë 50-vjeçari Thimjo Rubati.

Sipas informacioneve paraprake, Rubati është qëlluar nga dy persona të maskuar, të cilët lëviznin me një motomjet dhe janë larguar menjëherë nga vendi i ngjarjes.

I plagosuri u transportua me urgjencë në Spitalin e Sarandës, ku po i nënshtrohet ndërhyrjes kirurgjikale dhe ndodhet në gjendje të rëndë.

Pas ngjarjes, forca të shumta policie kanë rrethuar zonën, ndërsa janë ngritur pika kontrolli dhe janë blinduar hyrje-daljet e qytetit për të bërë të mundur kapjen e autorëve.

Burime paraprake dyshojnë se bëhet fjalë për një atentat të mirëorganizuar, ndërsa grupi hetimor po punon për zbardhjen e plotë të rrethanave dhe identifikimin e autorëve.

Thimjo Rubati është një emër i njohur për autoritetet, pasi rezulton i skeduar më herët për vepra të ndryshme penale, mes tyre trafik klandestinësh, kontrabandë, armëmbajtje pa leje dhe trafik mjetesh motorike.

Lini një koment