Friday, 17 July 2026
54°F Detroit
BallinaShqiperiaU zgjodh nënkryetare, Bajaziti: Zotohem se do ndërtoj ura mes diasporës dhe Berishës

U zgjodh nënkryetare, Bajaziti: Zotohem se do ndërtoj ura mes diasporës dhe Berishës

Erisa Bajaziti, e zgjedhur nënkryetare e Partisë Demokratike për Diasporën, deklaroi se detyra e saj e re shkon përtej funksionit politik, duke theksuar se synimi kryesor është krijimi i urave të komunikimit dhe bashkëpunimit mes shqiptarëve që jetojnë jashtë vendit dhe Shqipërisë.

E ftuar në emisionin “Çdo Kënd” me Meta Haklajn, Bajaziti u shpreh se, ndonëse në zgjedhjet e kaluara parlamentare kandidoi për deputete pa arritur të zgjidhej, angazhimi i saj për të kontribuar për vendin nuk është zbehur.

“Unë e shoh këtë rol përtej titullit të nënkryetares. E shoh si një mundësi për të dhënë kontribut dhe për të ndërtuar ura lidhëse mes Partisë Demokratike dhe shqiptarëve të diasporës. Jashtë Shqipërisë ndodhet një kapital i jashtëzakonshëm njerëzor, me përvojë, dije dhe potencial ekonomik, që mund të kontribuojë për zhvillimin e vendit,” tha ajo.

Sipas Bajazitit, format e kontributit të diasporës mund të jenë të ndryshme, duke nisur nga idetë dhe ekspertiza profesionale, te lobimi, diplomacia dhe investimet ekonomike.

“Ka shumë shqiptarë që, edhe pse jetojnë jashtë, dëshirojnë të japin diçka për vendlindjen. Mjafton vullneti i mirë për t’i bërë pjesë të këtij procesi. Unë zotohem të bëj më të mirën për të krijuar këtë urë jo vetëm me Partinë Demokratike, por me Shqipërinë. Ky është një mision që shkon përtej një force politike,” u shpreh ajo.

Lini një koment