E martë, 3 Nëntor 2026
54°F Detroit
Ballina›Bota›Presidenti hungarez Tamás Sulyok dorëhiqet pas miratimit të ndryshimeve kushtetuese

Presidenti hungarez Tamás Sulyok dorëhiqet pas miratimit të ndryshimeve kushtetuese

Presidenti i Hungarisë, Tamás Sulyok, ka pranuar të largohen nga detyra, duke nënshkruar ndryshimin në Kushtetutë që e përfundon mandatin e tij në mesnatë të dielën.

Sipas bbc.co, partia Tisza e kryeministrit Péter Magyar përdori shumicën në parlament për të miratuar ndryshimet kushtetuese që synojnë largimin e Sulyok, i cili shihet si mbështetës i ish-kryeministrit Viktor Orbán, që humbi pushtetin pas zgjedhjeve të prillit.

Ndryshimet përfshijnë edhe shkarkimin e kreut të Gjykatës Kushtetuese, Péter Polt, përjashtimin e gjyqtarëve që kanë mbushur 70 vjeç dhe ndalimin për t’u rikandiduar të deputetëve që kanë shërbyer tre mandate, një rregull që prek më shumë se gjysmën e deputetëve aktualë të Fidesz.

Sulyok kishte pesë ditë kohë për të nënshkruar amendamentin, përndryshe rrezikonte një krizë kushtetuese dhe procedura të mundshme për shkarkim. Ai konfirmoi pranimin e ndryshimit pas skadimit të afatit të shtunën në mbrëmje, por në deklaratë e akuzoi qeverinë e Magyar për shkelje të sundimit të ligjit.

Kjo lëvizje përfaqëson një hap të rëndësishëm nga qeveria Tisza që pas fitores së madhe të prillit ka miratuar ndryshime të mëdha kushtetuese; Orbán e përshkroi amendamentin si akt tiranie dhe bëri thirrje për protesta. Raporton bbc.co.

Lini një koment