Monday, 17 August 2026
54°F Detroit
BallinaLajme nga ShqiperiaKuvendi mblidhet në seancë plenare, PD mbledh grupin parlamentar, pritet vendimi për pjesëmarrjen

Kuvendi mblidhet në seancë plenare, PD mbledh grupin parlamentar, pritet vendimi për pjesëmarrjen

Kuvendi pritet të zhvillojë sot në mesditë seancën plenare, ndërsa Partia Demokratike do të vendosë në mbledhjen e grupit parlamentar nëse do të marrë pjesë në punimet e saj.

Në rendin e ditës janë parashikuar disa pika, mes të cilave raporti i Këshillit Kombëtar të Integrimit Europian për vitin 2025 dhe shqyrtimi i disa projektligjeve e projektrezolutave për institucionet e pavarura.

Deputetët do të diskutojnë projektligjin “Për shoqëritë evropiane të bashkëpunimit (SHЕВ)”, si dhe do të shqyrtojnë projektrezoluta për vlerësimin e veprimtarisë së institucioneve si Avokati i Popullit, Këshilli i Lartë Gjyqësor, Këshilli i Lartë i Prokurorisë, Kontrolli i Lartë i Shtetit, Prokuroria e Përgjithshme, SPAK dhe Inspektori i Lartë i Drejtësisë për vitin 2025.

Rendi i ditës:

Lini një koment