Në Tiranë u zhvillua protesta e 51-të qytetare kundër qeverisë
Këtë të hënë, në kryeqytet u zhvillua protesta e 51-të qytetare kundër qeverisë, ku dhjetëra qytetarë u mblodhën për të shprehur pakënaqësitë dhe kërkesat e tyre.
Protestuesit u grumbulluan fillimisht në sheshin “Skënderbej”, duke mbajtur në duar postera dhe pankarta me mesazhe drejtuar institucioneve shtetërore. Më pas, ata marshuan drejt godinës së Kryeministrisë, në bulevardin “Dëshmorët e Kombit”, ku vijuan protestën.
Për të 51-ën ditë radhazi, qytetarët i drejtuan thirrje kryeministrit Edi Rama dhe klasës politike shqiptare, duke kërkuar reagim ndaj shqetësimeve të ngritura prej tyre.
Protesta u zhvillua nën masa të shtuara sigurie, ndërsa gjatë tubimit nuk u raportuan incidente.