E mërkurë, 4 Nëntor 2026
54°F Detroit
Senati50 vende për shumicën
46
Demokratë
36
Republikanë
Demokratët në rrugë drejt shumicës • 18 vende ende pa fitues të shpallur
Dhoma e Përfaqësuesve218 vende për shumicën
116
Demokratë
66
Republikanë
Demokratët parashikohen fitues të Dhomës (CNN, Decision Desk HQ) • 253 vende ende pa fitues të shpallur
Rezultate jozyrtare, sipas projeksioneve të mediave • Përditësuar: 3 nëntor 2026, ora 22:31 (Detroit) • Të dhënat: The New York Times, CNN, Decision Desk HQ
Ballina›Lajme nga Shqiperia›Kultivoi bimë narkotike mes kanioneve në Progonat, arrestohet 57-vjeçari

Kultivoi bimë narkotike mes kanioneve në Progonat, arrestohet 57-vjeçari

Një tjetër goditje ndaj veprimtarisë kriminale të kultivimit të lëndëve narkotike është ndërmarrë nga Policia e Tepelenës. Në kuadër të operacionit të koduar “Rrjedha”, është arrestuar në flagrancë një 57-vjeçar, i cili kishte kultivuar bimë narkotike në vazo, mes kanioneve në fshatin Progonat.

“Kishte kultivuar bimë narkotike, në vazo, në mes të kanioneve në fshatin Progonat, arrestohet në vendngjarje, 57-vjeçari. Asgjësohen 175 bimë të dyshuara narkotike Cannabis Sativa. Në vijim të një hetimi me metoda proaktive, të kryer nga shërbimet e Komisariatit të Policisë Tepelenë, në koordinim me Prokurorinë, për të dokumentuar me prova ligjore, veprimtarinë kriminale të një shtetasi të dyshuar të përfshirë në kultivim të bimëve narkotike, u finalizua operacioni i koduar ‘Rrjedha’”, thuhet në njoftim.

“Si rezultat i ndjekjes dhe ndërhyrjes profesionale policore, i dyshuari, shtetasi I. M., 57 vjeç, banues në Tepelenë, u arrestua në flagrancë, në thellësi të kanioneve në fshatin Progonat, në mes të të cilave kishte kultivuar në vazo, 175 bimë të dyshuara narkotike Cannabis Sativa. Kontrollet anticannabis vijojnë në të gjithë territorin e qarkut”, vijon njoftimi.

Materialet procedurale iu referuan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Gjirokastër, për veprime të mëtejshme.

Lini një koment