E mërkurë, 4 Nëntor 2026
54°F Detroit
Senati50 vende për shumicën
46
Demokratë
36
Republikanë
Demokratët në rrugë drejt shumicës • 18 vende ende pa fitues të shpallur
Dhoma e Përfaqësuesve218 vende për shumicën
116
Demokratë
66
Republikanë
Demokratët parashikohen fitues të Dhomës (CNN, Decision Desk HQ) • 253 vende ende pa fitues të shpallur
Rezultate jozyrtare, sipas projeksioneve të mediave • Përditësuar: 3 nëntor 2026, ora 22:31 (Detroit) • Të dhënat: The New York Times, CNN, Decision Desk HQ
Ballina›Lajme nga Shqiperia›Plagosja e trefishtë në Elbasan, objektiv i atentatit ishte një person tjetër. Të plagosurit ishin qytetarë të rastësishëm

Plagosja e trefishtë në Elbasan, objektiv i atentatit ishte një person tjetër. Të plagosurit ishin qytetarë të rastësishëm

Hetimet për plagosjen me armë zjarri të ndodhur mbrëmjen e së dielës në një lokal në lagjen “Vullnetari” në Elbasan kanë zbuluar detaje të reja mbi dinamikën e ngjarjes.

Sipas burimeve konfidenciale pranë Prokurorisë, objektivi i atentatit nuk ka qenë asnjëri prej të plagosurve, por një person tjetër që ndodhej në ambientet e lokalit në momentin e të shtënave. Katër personat e mbetur të plagosur rezultojnë të kenë qenë qytetarë të rastësishëm, të cilët janë prekur nga plumbat gjatë sulmit. Ata kanë marrë dëmtime të lehta dhe ndodhen tashmë në banesat e tyre, jashtë rrezikut për jetën.

Burimet hetimore bëjnë me dije se një nga pistat kryesore ku është përqendruar hetimi lidhet me veprimtarinë kriminale në fushën e narkotikëve, ndërsa po verifikohen edhe lidhjet e mundshme të personit që dyshohet se ishte shënjestra e atentatit.

Nga analizimi i pamjeve të kamerave të sigurisë, autori shfaqet i maskuar me një maskë silikoni dhe me flokë të gjata bionde, duke krijuar në pamje të parë përshtypjen e një gruaje. Megjithatë, sipas burimeve, bëhet fjalë për një djalë, identiteti i të cilit ende nuk është bërë i mundur të përcaktohet.

Gjatë këqyrjes së vendit të ngjarjes, ekspertët e Policisë Shkencore kanë sekuestruar gjashtë gëzhoja, të cilat do t’i nënshtrohen ekzaminimeve balistike për të ndihmuar në identifikimin e armës së përdorur dhe të autorit.

Ndërkohë, Policia e Elbasanit, në bashkëpunim me Prokurorinë, vijon kontrollet dhe veprimet hetimore për zbardhjen e plotë të ngjarjes dhe kapjen e autorit, i cili mbetet ende në arrati.

Lini një koment