Monday, 17 August 2026
54°F Detroit
BallinaLajme nga ShqiperiaVatër zjarri në fshatin Gjonomadh të Korçës, forcat zjarrfikëse në vendngjarje (VIDEO)

Vatër zjarri në fshatin Gjonomadh të Korçës, forcat zjarrfikëse në vendngjarje (VIDEO)

Një vatër zjarri sapo është bërë aktive në fshatin Gjonomadh, në bashkinë e Korçës. Nga sa shihet, brenda kësaj vatre ndodhen 4-5 pika që kanë marrë flakë, çka lë të dyshohet se zjarri mund të jetë i qëllimshëm.

Drejt zonës janë nisur dy mjete të forcave zjarrfikëse të Korçës, ndërsa flakët favorizohen edhe nga era. Ndërkohë, në vendngjarje ndodhen edhe forcat e policisë.

Lini një koment