Monday, 17 August 2026
54°F Detroit
BallinaLajme nga ShqiperiaZogaj: Protesta dhe kërkesat, këmbanë alarmi për reflektim

Zogaj: Protesta dhe kërkesat, këmbanë alarmi për reflektim

Analisti Preç Zogaj ka deklaruar në emisionin “Trialog” të Alba Alishanit në RTSH1 se protesta është një sinjal për reflektim.

Sipas tij, kërkesat e qytetarëve shkojnë përtej një proteste të thjeshtë dhe prekin probleme thelbësore të demokracisë dhe qeverisjes.

Zogaj tha se qeveria nuk duhet të fokusohet vetëm në aspektin e protestës si fenomen, por të kuptojë thelbin e kërkesave që kanë dalë në pah.

“Qeveria do të përballet me kërkesat sepse ato i ka bërë dhe protesta e madhe, jo vetëm kjo e vogla. Kërkesat, protestat e mëdha dhe problematikat nganjëherë janë përtej protestës. Ajo është marri dhe poshtërsi. E kemi thënë se sipërmarrja e lirë e mban vendin, kapitali e mban vendin. Zhvillimi i vendit ka ardhur pik së pari nga nisma e lirë, nga sipërmarrja e lirë, e mesme dhe e vogla, që nuk ka pse konfundohet me një grusht oligarkësh”, – tha ai.

Zogaj vuri në dukje se mazhoranca tani po përballet me një realitet të ri.

“Protesta me sondazhe është rreth 40 e sa, protesta vazhdon përtej Bulevardit. Nuk ka shtëpi që nuk gjen ndonjë që është me kërkesat”, – shtoi analisti.

Zogaj përmendi episodin e Zvernecit, duke e quajtur atë “sintezë” të gjithë asaj që po ndodh.

“Protagonizmi pra dhe Zverneci, episodi i Zvernecit ishte sinteza e kësaj që nxori një gjë që këtu askush s’është pyetur. Pra ka shumë probleme. Unë do ta quaja për fat që papritur del një publik i madh që ekspozon këtë realitet. Është një kambanë alarmi për reflektim”, – deklaroi Zogaj.

Lini një koment