Tuesday, 18 August 2026
54°F Detroit
BallinaModaMel C u martua dhe ‘diçka e huazuar’ ishte një fustan i Victoria Beckham

Mel C u martua dhe ‘diçka e huazuar’ ishte një fustan i Victoria Beckham

Melanie Chisholm, e njohur si Mel C, u martua këtë muaj në Sydney, Australi, me aktorin Chris Dingwall në një ceremoni të vogël dhe intime. Në dasmë ajo mbajti edhe “diçka të huazuar”.

Sipas Harper’s Bazaar, për ceremoninë e parë Mel C veshi një slip të bardhë prej dantelle që vinte nga garderoba personale e Victoria Beckham. Më parë ajo kishte planifikuar të përdorte modelin Lace Cami Dress, por ai rezultoi i vogël dhe nuk pati kohë për ta rregulluar para udhëtimit, ndaj Beckham i huazoi një fustan që kishte në koleksionin e saj.

Për festën e dytë, më 18 korrik në Cumbria, Beckham e përshtati slip-in dhe e bëri më personal: dantellë florale të ngjyrosur hollë (Lyon lace) e punuar me dorë mbi satën, dekolte në formë V, shpinë të hapur dhe një tren të butë. Shtesën në gjatësi e propozoi vajza 17-vjeçare e Mel C, Scarlett Starr, të cilën e ka me ish-partnerin Thomas Starr.

Çifti u njoh rreth tre vjet më parë përmes aplikacionit Raya. Sipas Harper’s Bazaar, përveç ndryshimeve në fustan, festa e dytë u mbajt si një kremtim i thjeshtë veror në pronën pranë liqenit të një miku, me një atmosferë të relaksuar.

Lini një koment