E martë, 3 Nëntor 2026
54°F Detroit
Senati50 vende për shumicën
–
Demokratë
–
Republikanë
Po ngarkohen rezultatet…
Dhoma e Përfaqësuesve218 vende për shumicën
–
Demokratë
–
Republikanë
Po ngarkohen rezultatet…
Rezultate jozyrtare, përditësohen automatikisht • Përditësuar: … • Të dhënat: civicAPI
Ballina›Lajme nga Shqiperia›Mbetën të bllokuar në mes të detit nga moti i keq, shpëtohet familja në Jalë

Mbetën të bllokuar në mes të detit nga moti i keq, shpëtohet familja në Jalë

Një familje prej pesë anëtarësh, mes tyre tre fëmijë, ka rrezikuar të mbytet në det pranë plazhit të Jalës, pasi mjeti i tyre lundrues pësoi defekt për shkak të motit të keq.

Sipas njoftimit të Policisë, ngjarja ndodhi mbrëmjen e së martës, rreth orës 22:30, kur shërbimet e Policisë Kufitare u njoftuan se një mjet lundrues kishte mbetur në vështirësi dhe personat në bord kërkonin ndihmë.

Menjëherë u organizua operacioni i kërkim-shpëtimit. Pas kërkimeve në det, efektivët e Policisë Kufitare arritën të lokalizonin mjetin lundrues, ku ndodheshin një çift bashkëshortësh dhe tre fëmijët e tyre.

Të pesë anëtarët e familjes u transportuan me mjetin e Policisë Kufitare drejt Pikës së Kalimit Kufitar Himarë, ku mbërritën në gjendje të mirë shëndetësore.

Lini një koment