Monday, 17 August 2026
54°F Detroit
BallinaLajme nga ShqiperiaVIDEO/ Momenti i aksidentit tragjik në Unazën e Madhe, betoniereja përplas makinën dhe bie nga ura

VIDEO/ Momenti i aksidentit tragjik në Unazën e Madhe, betoniereja përplas makinën dhe bie nga ura

Euronews Albania ka siguruar videon e aksidentit tragjik që ndodhi pasditen e kësaj të mërkure pranë një rrethrrotullimi në Unazën e Madhe të Tiranës.

Si pasojë e aksidentit humbën jetën dy shtetas egjiptianë që udhëtonin me betonieren, ndërsa mbeti i plagosur një 28-vjeçar shqiptar, drejtuesi i automjetit tjetër, i cili u godit nga mjeti i tonazhit të rëndë pak çaste para se ai të binte nga ura.

Në pamjet e siguruara nga Euronews, betoniereja shihet duke lëvizur me shpejtësi të lartë, teksa përplaset nga pas me automjetin, duke e shkatërruar atë. Më pas, mjeti i tonazhit të rëndë çan barrierat metalike mbrojtëse të urës dhe përfundon në aksin rrugor poshtë saj, me pasoja fatale.

Lini një koment