Monday, 17 August 2026
54°F Detroit
BallinaLajme nga ShqiperiaTensionet e para jashtë Kuvendit, qytetarët tentojnë të heqin gardhin metalik. Ndërhyn policia (VIDEO)

Tensionet e para jashtë Kuvendit, qytetarët tentojnë të heqin gardhin metalik. Ndërhyn policia (VIDEO)

Pak para nisjes zyrtare të protestës para Kuvendit janë shënuar incidentet e para mes disa qytetarëve dhe forcave të sigurisë.

Disa protestues janë afruar pranë gardhit metalik të vendosur nga Policia e Shtetit dhe në video shihet momenti kur qytetarët tentojnë të shtyjnë dhe të heqin rrethimin metalik për të depërtuar drejt godinës së Kuvendit. Pas këtij veprimi kanë ndërhyrë punonjësit e Policisë, të cilët kanë bllokuar kalimin e qytetarëve për të mbajtur nën kontroll perimetrin e sigurisë.

Ndërkohë, pjesa tjetër e qytetarëve është nisur nga Sheshi “Skënderbej” drejt Parlamentit, ku në orën 10:00 pritet të nisë zyrtarisht protesta.

Lini një koment