Monday, 17 August 2026
54°F Detroit
BallinaLajme nga ShqiperiaSeanca plenare nis me një minutë heshtje në nderim të akademikut Emin Riza

Seanca plenare nis me një minutë heshtje në nderim të akademikut Emin Riza

Seanca plenare e kësaj të enjteje ka nisur me një minutë heshtje në nderim të akademikut Emin Riza, i cili u nda nga jeta një ditë më parë.

Emin Riza lindi më 3 korrik 1937 në Shkodër. Me një karrierë të gjatë si studiues, pedagog dhe specialist në Institutin e Monumenteve të Kulturës, akademiku Riza ka dhënë një kontribut të spikatur në dokumentimin, mbrojtjen dhe promovimin e trashëgimisë materiale shqiptare.

Për kontributin e tij të jashtëzakonshëm në ruajtjen dhe promovimin e trashëgimisë kulturore, akademik Emin Riza u nderua me titullin “Qytetar Nderi” i Gjirokastrës dhe i Beratit.

Lini një koment