Sulmet amerikano-izraelite godasin një reaktor bërthamor
Sulmet ajrore amerikane dhe izraelite goditën një reaktor bërthamor me ujë të rëndë në Iranin qendror, raportuan sot mediet iraniane.
“Kompleksi i ujit të rëndë ‘Khondab’ (emri i ri për reaktorin ‘Arak’ – shën. i përkth.) u shënjestrua në dy faza nga një sulm nga armiku amerikan dhe sionist”, citoi agjencia iraniane e lajmeve Fars një zyrtar lokal.
Fars dhe medie të tjera raportuan se sulmet nuk shkaktuan vdekje ose rritje të niveleve të rrezatimit./ a.jor.