E martë, 3 Nëntor 2026
54°F Detroit
Senati50 vende për shumicën
–
Demokratë
–
Republikanë
Po ngarkohen rezultatet…
Dhoma e Përfaqësuesve218 vende për shumicën
–
Demokratë
–
Republikanë
Po ngarkohen rezultatet…
Rezultate jozyrtare, përditësohen automatikisht • Përditësuar: … • Të dhënat: civicAPI
Ballina›Lajme nga Shqiperia›Kaos para Kuvendit, momenti kur qytetari goditet me send të fortë nga protestuesit (VIDEO)

Kaos para Kuvendit, momenti kur qytetari goditet me send të fortë nga protestuesit (VIDEO)

Pamjet e filmuara gjatë përplasjeve mes protestuesve dhe forcave të policisë përpara Kuvendit tregojnë momentin kur një prej protestuesve mbetet i lënduar nga një send i fortë, që hidhet nga protestuesit e tjerë pas shpinës së tij.

Në videon e siguruar nga gazeta TemA duket se objekti, i cili ngjan me një gur ose një pllakë të shkëputur nga trotuari, godet në kokë një nga protestuesit që ndodhej në vijën e parë të përplasjeve.
Menjëherë pas goditjes, personi i lënduar largohet nga vendi duke vendosur duart në kokë nga dhimbja dhe në shenjë mbrojtjeje.

Pamjet ilustrojnë momentet e tensionit gjatë protestës, ku, mes hedhjes së sendeve të forta në drejtim të policisë, u lëndua edhe një prej pjesëmarrësve në protestë.

Ndërkaq, në radhët e policisë janë pesë efektivë të lënduar, tre prej të cilëve me dëmtime në kokë.

Lini një koment