Sunday, 16 August 2026
54°F Detroit
BallinaLajme nga ShqiperiaPolicia vijon shoqërimet e protestuesve të tjerë, tensionohet situata jashtë Parlamentit (VIDEO)

Policia vijon shoqërimet e protestuesve të tjerë, tensionohet situata jashtë Parlamentit (VIDEO)

Situata jashtë godinës së Parlamentit është tensionuar sërish gjatë minutave të fundit. Policia e Shtetit ka ndërhyrë për të shpërndarë protestuesit nga perimetri i sigurisë, çka ka nxitur përplasje të reja në terren.

Policia e Shtetit ka shoqëruar 10 persona në Komisariatin nr. 1, mes tyre edhe një vajzë, të cilët u konstatuan në zonat pranë godinës së Parlamentit.

Shoqërimet e fundit u kryen në momentet kur protesta ishte drejt përfundimit dhe numri i protestuesve ishte reduktuar ndjeshëm.

Lini një koment