Sunday, 16 August 2026
54°F Detroit
BallinaLajme nga ShqiperiaKryeministri Rama largohet nga Kuvendi, opozita hedh shishe dhe karton drejt tij (VIDEO)

Kryeministri Rama largohet nga Kuvendi, opozita hedh shishe dhe karton drejt tij (VIDEO)

Gjatë seancës së sotme në Kuvend u krijuan mjaft trazira nga deputetët e opozitës të cilët bllokuan foltoren.

Prezent në seancë ishte dhe kryeministri Edi Rama i cili vendosi të largohet pasi kryetari i Kuvendit hapi procedurën e votimeve për çështjet në rendin e ditës.

Deputetët e opozitës vijuan përplasjet nga ku hodhën shishe dhe karton në drejtim të kryeministrit Rama teksa largohej.

Para largimit të Ramës, kryetari i Kuvendit, Niko Peleshi, përjashtoi nga seanca Gazment Bardhin pasi ky i fundit bashkë me deputetin Klevis Balliu hodhën ujë në drejtim të kryeministrit.

Lini një koment