Sunday, 16 August 2026
54°F Detroit
BallinaLajme nga Shqiperia“Reshje dhe shtrëngata të forta të premten”, Bashkia Himarë del me njoftim zyrtar

“Reshje dhe shtrëngata të forta të premten”, Bashkia Himarë del me njoftim zyrtar

Ashtu si Bashkia e Vlorës, edhe Bashkia e Himarës ka dalë me një njoftim për përkeqësimin e pritshëm të kushteve atmosferike gjatë ditës së premte.

Sipas njoftimit të Bashkisë Himarë, bazuar në parashikimet më të fundit meteorologjike, territori i bashkisë pritet të përfshihet nga mot i paqëndrueshëm, me reshje shiu, shtrëngata dhe stuhi lokale, të cilat në intervale të shkurtra mund të paraqiten me intensitet të lartë.

Bashkia u bën thirrje qytetarëve, bizneseve dhe pushuesve të tregojnë kujdes të shtuar, të shmangin lëvizjet e panevojshme gjatë përkeqësimit të motit, të mos qëndrojnë pranë përrenjve, zonave me rrezik përmbytjeje apo pemëve të larta.

Strukturat e Mbrojtjes Civile të Bashkisë Himarë bëjnë me dije se do të jenë në gatishmëri për monitorimin e situatës dhe do të informojnë publikun për çdo zhvillim të mëtejshëm.

Lini një koment