E martë, 3 Nëntor 2026
54°F Detroit
Senati50 vende për shumicën
–
Demokratë
–
Republikanë
Po ngarkohen rezultatet…
Dhoma e Përfaqësuesve218 vende për shumicën
–
Demokratë
–
Republikanë
Po ngarkohen rezultatet…
Rezultate jozyrtare, përditësohen automatikisht • Përditësuar: … • Të dhënat: civicAPI
Ballina›Lajme nga Shqiperia›Bashkia Himarë del me njoftim zyrtar: Reshje dhe shtrëngata të forta të premten

Bashkia Himarë del me njoftim zyrtar: Reshje dhe shtrëngata të forta të premten

Ashtu si Bashkia e Vlorës, edhe Bashkia e Himarës ka dalë me një njoftim për përkeqësimin e pritshëm të kushteve atmosferike gjatë ditës së premte.

Sipas njoftimit të Bashkisë Himarë, bazuar në parashikimet më të fundit meteorologjike, territori i bashkisë pritet të përfshihet nga mot i paqëndrueshëm, me reshje shiu, shtrëngata dhe stuhi lokale, të cilat në intervale të shkurtra mund të paraqiten me intensitet të lartë.

Bashkia u bën thirrje qytetarëve, bizneseve dhe pushuesve të tregojnë kujdes të shtuar, të shmangin lëvizjet e panevojshme gjatë përkeqësimit të motit, të mos qëndrojnë pranë përrenjve, zonave me rrezik përmbytjeje apo pemëve të larta.

Strukturat e Mbrojtjes Civile të Bashkisë Himarë bëjnë me dije se do të jenë në gatishmëri për monitorimin e situatës dhe do të informojnë publikun për çdo zhvillim të mëtejshëm.

Lini një koment