Sunday, 16 August 2026
54°F Detroit
BallinaLajme nga ShqiperiaPolicia liron gazetaren, Vjolanda Peca ndërsa ishte duke raportuar për protestë

Policia liron gazetaren, Vjolanda Peca ndërsa ishte duke raportuar për protestë

Gazetarja Vjolanda Peca është liruar nga ambientet e komisariatit. Shoqërimi në komisariat kundër vullnetit dhe mbajtja për më shumë se dy orë e gazetares në kushte të privimit të lirisë është e pa pranueshme dhe një shkelje e rëndë e lirisë së ushtrimit të profesionit që nuk duhet të përsëritet.

Citizen.al shkruan: “Gazetarët kanë detyrimin dhe të drejtën kushtetuese të raportojnë ngjarjet me interes publik, pa u penguar, intimiduar apo shoqëruar nga autoritetet për shkak të punës së tyre. Çdo ndërhyrje që cenon ushtrimin e lirë të profesionit përbën shqetësim serioz për lirinë e medias dhe të drejtën e publikut për t’u informuar.

Redaksia jonë e dënon këtë akt dhe u bën thirrje autoriteteve të garantojnë që gazetarët të ushtrojnë detyrën e tyre në mënyrë të lirë, të sigurt dhe pa presion, ndërsa mbetemi të angazhuar në mbrojtje të lirisë së medias dhe të drejtës për informim”.

Lini një koment