E martë, 3 Nëntor 2026
54°F Detroit
Senati50 vende për shumicën
–
Demokratë
–
Republikanë
Po ngarkohen rezultatet…
Dhoma e Përfaqësuesve218 vende për shumicën
–
Demokratë
–
Republikanë
Po ngarkohen rezultatet…
Rezultate jozyrtare, përditësohen automatikisht • Përditësuar: … • Të dhënat: civicAPI
Ballina›Lajme nga Shqiperia›Arrestohet 43-vjeçari në Bërxullë, Policia i gjen pistoletë dhe municion në banesë

Arrestohet 43-vjeçari në Bërxullë, Policia i gjen pistoletë dhe municion në banesë

Një 43-vjeçar është vënë në pranga nga Policia e Tiranës pasi u kap duke mbajtur pa leje armë zjarri dhe municion në banesën e tij në fshatin Bërxullë.

Arrestimi u krye në kuadër të operacionit të koduar “Risku”, me qëllim identifikimin dhe kapjen e personave të armatosur që mund të përbëjnë rrezik për përfshirje në ngjarje kriminale.

Gjatë kontrollit të ushtruar në banesën e shtetasit J. K., 43 vjeç, në zbatim të vendimit të Gjykatës, efektivët e policisë gjetën dhe sekuestruan një pistoletë me krehër dhe 7 fishekë, të cilat posedoheshin pa dokumentacionin përkatës.

Për këtë arsye, 43-vjeçari u arrestua në flagrancë dhe ndaj tij vijojnë procedurat për veprën penale “Mbajtja pa leje dhe prodhimi i armëve, armëve shpërthyese dhe i municionit”.

Materialet e çështjes i janë referuar Prokurorisë së Tiranës për hetime të mëtejshme, ndërsa kontrollet dhe verifikimet nga autoritetet vijojnë.

Lini një koment