Sunday, 16 August 2026
54°F Detroit
BallinaLajme nga ShqiperiaRama mbledh sot Grupin Parlamentar të PS dhe kabinetin qeveritar, agjenda e takimit

Rama mbledh sot Grupin Parlamentar të PS dhe kabinetin qeveritar, agjenda e takimit

Kryeministri Edi Rama këtë të premte do të mbledhë në Pallatin e Brigadave Grupin Parlamentar të Partisë Socialiste dhe kabinetin qeveritar. Mbledhja mësohet se do të nisë në orën 09:30.

Sipas agjendës së shpërndarë deputetëve, fjalën do ta marrë fillimisht kryetari i Kuvendit, Niko Peleshi, i cili do të paraqesë një bilanc mbi drejtimin e Kuvendit, futjen e teknologjisë në funksionimin e institucionit, si edhe perspektivën e godinës së re të Kuvendit.

Më pas, kryetari i Grupit Parlamentar të PS-së, Taulant Balla, do të bëjë një bilanc të punës së grupit gjatë këtij sesioni parlamentar, duke u ndalur te angazhimi i deputetëve në komisionet parlamentare dhe në seancat plenare.

Në përfundim të mbledhjes, fjalën përmbyllëse do ta mbajë kryeministri Edi Rama.

Lini një koment