Sunday, 20 September 2026
54°F Detroit
BallinaBotaBRUKSEL – Egjipti përfiton 1,5 miliardë euro nga mbështetja e BE-së

BRUKSEL – Egjipti përfiton 1,5 miliardë euro nga mbështetja e BE-së

BRUKSEL, 24 korrik /ATSH-DPA/- Komisioni Evropian disbursoi sot 1,5 miliardë euro mbështetje ekonomike për Egjiptin.

“Ky është kësti i dytë nga kredia totale me vlerë 4 miliardë euro, e miratuar në kuadër të paketës së mbështetjes ekonomike të Bashkimit Evropian për Egjiptin”, thuhet në deklaratën e Komisionit Evropian.

Sipas Komisionit, disbursimi i fondeve ishte i kushtëzuar me zbatimin e reformave ekonomike dhe demokratike, kushte që autoritetet egjiptiane i kanë përmbushur.

Brukseli dhe Kajro ranë dakord për këtë kredi në vitin 2024, si pjesë e një marrëveshjeje më të gjerë bashkëpunimi mes Bashkimit Evropian dhe Egjiptit.

Në atë kohë, organizatat për të drejtat e njeriut kritikuan marrëveshjen mes BE-së dhe Egjiptit.

Organizata për të Drejtat e Njeriut dhe grupe të tjera të të drejtave të njeriut, argumentuan se shtypja e zërave kritikë nga qeveria e presidentit egjiptian Abdel-Fattah al-Sisi vazhdonte, ndërsa bashkëpunimi me Bashkimin Evropian nuk po sillte përmirësime të dukshme në këtë drejtim. /

Lini një koment