Sunday, 16 August 2026
54°F Detroit
BallinaLajme nga ShqiperiaPas orësh negociata, dalin pamjet kur Nertil Buzi liron ish të dashurën që mbante peng

Pas orësh negociata, dalin pamjet kur Nertil Buzi liron ish të dashurën që mbante peng

Janë publikuar pamjet nga momenti kur 35-vjeçari Refit Buzi liron 24-vjeçaren Rozalinda Plaka, të cilën e kishte mbajtur peng për disa orë pas ngjarjes së rëndë të ndodhur në fshatin Vidhisht, Roskovec.

Në video shihet negociatori i forcave speciale RENEA duke marrë në krah të renë dhe duke e larguar disa metra nga automjeti ku ajo mbahej peng. Më pas, ai e vendos Rozalinda Plakën në anë të rrugës dhe rikthehet pranë makinës për të vijuar negociatat me autorin.

Ngjarja nisi me një krim të rëndë, ku 35-vjeçari vrau me armë gjahu ish-vjehrrin dhe ish-vjehrrën e tij. Pas krimit, ai mori peng ish-të fejuarën dhe u largua nga vendngjarja.

Lirimi i 24-vjeçares u bë i mundur vetëm pas disa orësh negociatash intensive me forcat RENEA, të cilat kishin rrethuar zonën ku fshihej autori.

Pas rreth tetë orësh negociata, Refit Buzi i dha fund jetës duke u vetëvrarë me të njëjtën armë gjahu që kishte përdorur për të kryer krimin.

Drejtori i Policisë së Fierit, Erion Ahmeti, deklaroi se gjatë operacionit 35-vjeçari kishte kërcënuar në disa raste se do të vetëvritej, kërcënim që e realizoi menjëherë pas lirimit të pengut.

Ndërkohë, strukturat e Policisë së Shtetit vijojnë hetimet për të zbardhur plotësisht rrethanat dhe motivet që çuan në këtë ngjarje të rëndë.

Lini një koment