E mërkurë, 4 Nëntor 2026
54°F Detroit
Senati50 vende për shumicën
46
Demokratë
36
Republikanë
Demokratët në rrugë drejt shumicës • 18 vende ende pa fitues të shpallur
Dhoma e Përfaqësuesve218 vende për shumicën
116
Demokratë
66
Republikanë
Demokratët parashikohen fitues të Dhomës (CNN, Decision Desk HQ) • 253 vende ende pa fitues të shpallur
Rezultate jozyrtare, sipas projeksioneve të mediave • Përditësuar: 3 nëntor 2026, ora 22:31 (Detroit) • Të dhënat: The New York Times, CNN, Decision Desk HQ
Ballina›Lajme nga Shqiperia›Euronews siguron pamjet, momenti kur Refit Buzi liron ish-bashkëshorten pasi e kishte marrë peng (VIDEO)

Euronews siguron pamjet, momenti kur Refit Buzi liron ish-bashkëshorten pasi e kishte marrë peng (VIDEO)

Euronews Albania ka siguruar pamjet me dron nga operacioni i shpëtimit të ish-bashkëshortes së 35-vjeçarit Refit Buzi, i cili e kishte marrë peng pas vrasjes dhe plagosjes së prindërve të saj.

Një ditë më parë, Buzi vrau ish-vjehrrin e tij, Kosta Plaka, si dhe plagosi rëndë ish-vjehrrën, Bjelere Plaka, ku fatkeqësisht kjo e fundit ndërroi jetë ditën e djeshme në spital për shkak të plagëve të marra nga goditja me çifte.

Në pamjet e siguruara nga ajri, duket qartë automjeti ngjyrë blu i përdorur nga autori, i ndaluar në një zonë kodrinore.

Në momentet e operacionit, vajza arrin të dalë nga makina ku po mbahej peng. Menjëherë aty pranë shfaqet një person i veshur me të zeza, i cili dyshohet të jetë nga forcat e armatosura, dhe e merr me shpejtësi vajzën, duke e shoqëruar në krahë për ta larguar me nga autori.

Ndërkohë, pasi la vajzën në një zonë më të largët, personi me të zeza kthehet sërish te makina ku ndodhej Refit Buzi, ku dyshohet se do të bënte negociata që ky i fundit të dorëzohej. Pasi refuzoi të dorëzohej vetë në polici, Refit Buzi, disa orë më vonë, u vetëvra brenda makinës.

Lini një koment