Sunday, 26 July 2026
54°F Detroit
BallinaShqiperiaSulmi në Berlin, Rama: Shqipëria qëndron me Gjermaninë, nuk ka vend për urrejtje dhe ekstremizëm

Sulmi në Berlin, Rama: Shqipëria qëndron me Gjermaninë, nuk ka vend për urrejtje dhe ekstremizëm

Kryeministri Edi Rama ka reaguar pas sulmit të ndodhur gjatë paradës së Krenarisë në Berlin, ku një automjet u përplas me turmën, duke shkaktuar një viktimë dhe disa të plagosur.

Përmes një reagimi në X, kreu i qeverisë shqiptare shprehu solidaritetin me Gjermaninë dhe dënoi çdo formë dhune dhe ekstremizmi.

“Jam thellësisht i trishtuar nga lajmi tragjik që vjen nga Berlini. Në emër të Qeverisë së Shqipërisë, i shpreh solidaritetin tonë të përzemërt Gjermanisë dhe popullit gjerman. Nuk mund të ketë tolerancë për urrejtje, dhunë apo ekstremizëm në asnjë formë. Ato kërcënojnë jo vetëm sigurinë e qytetarëve tanë, por edhe vetë vlerat që mbajnë demokracitë tona të bashkuara. Ne duhet të qëndrojmë të bashkuar kundër tyre, me vendosmëri dhe pa hezitim. Mendimet e mia janë me familjen e viktimës dhe u uroj shërim të plotë dhe të shpejtë të gjithë atyre që u plagosën. Shqipëria qëndron me Gjermaninë”, shkruan Rama.

Lini një koment