E mërkurë, 4 Nëntor 2026
54°F Detroit
Senati50 vende për shumicën
46
Demokratë
36
Republikanë
Demokratët në rrugë drejt shumicës • 18 vende ende pa fitues të shpallur
Dhoma e Përfaqësuesve218 vende për shumicën
116
Demokratë
66
Republikanë
Demokratët parashikohen fitues të Dhomës (CNN, Decision Desk HQ) • 253 vende ende pa fitues të shpallur
Rezultate jozyrtare, sipas projeksioneve të mediave • Përditësuar: 3 nëntor 2026, ora 22:31 (Detroit) • Të dhënat: The New York Times, CNN, Decision Desk HQ
Ballina›Bota›FOKUS – Irani kërcënon zgjerimin e konfliktit nëse SHBA-ja rifillon sulmet ajrore

FOKUS – Irani kërcënon zgjerimin e konfliktit nëse SHBA-ja rifillon sulmet ajrore

TEHERAN, 26 korrik /ATSH-DPA/ – Ushtria iraniane ka paralajmëruar se do të zgjerojë përmasat e konfliktit nëse Shtetet e Bashkuara të Amerikës vazhdojnë sulmet ajrore ndaj Iranit.

Zëdhënësi ushtarak iranian, Amir Akraminia, iu referua sulmeve të kryera nga rebelët Houthi të Jemenit ndaj anijeve në Detin e Kuq, raportoi agjencia iraniane e lajmeve Mehr.

Sipas tij, zona e konfliktit aktualisht shtrihet nga Jordania deri te vendet që kufizohen me Gjirin Persik.

Akraminia paralajmëroi se, nëse SHBA-ja rifillon bombardimet, konflikti mund të përhapet edhe më tej.

Ai tha se ushtria iraniane ka përgatitur strategjitë e nevojshme dhe është e gatshme për skenarë të ndryshëm, përfshirë një fushatë të gjerë ajrore amerikane ose një ndërhyrje tokësore të SHBA-së.

Sipas zëdhënësit, Irani ka pezulluar përkohësisht sulmet ndaj aleatëve arabë të SHBA-së, pasi forcat amerikane nuk kanë kryer sulme ajrore gjatë dy netëve të fundit.

Ai theksoi se veprimet ushtarake të Iranit synojnë vetëm kundërpërgjigjen ndaj sulmeve amerikane, duke lënë të kuptohet se çdo sulm i ri iranian do të varet nga veprimet e ardhshme të SHBA-së. /

Lini një koment